>
LETERSISHQIP

Kur Puthje Ti

Kur puthje ti o Dashuri
Brofte ekstaza se ishe ti
Strukeshim reve nëpër shi
Shiu s'lagte kur puthje ti.

Kur puthje ti o Lumturi
Unë harbohesha sikurse ti
Rrugët plot, por s'kish njeri
Se njerëzit iknin kur puthje ti.

Kur puthje ti o Perëndi
Shenjtorët ndizeshin ashtu si ti
Qante qielli me plot stuhi
Stuhitë pushonin kur puthje ti.

Kur puthje ti o Shenjtëri
Shkrinin akujt sikurse ti
Bekoje ndjenjat si Perëndi
Perënditë luteshin kur puthje ti.
8 Prill 2016