Desha
Desha në jetë të isha i ndershëm
Kapur pas fjale,si burrat e hershëm.
Desha mes robërish të isha i lirë
Poezi të thurja duhan duke pirë.
Të pija duhan e çdo natë të flirtoja
Puthje me sharm e me epsh të dergoja.
Desha që mbrëmjeve ti vardisesha gotës
I dehur ti thoja të vërtetat gjithë botës.
Të jepesha në flijim,si Prometeu zjarrin
Diku midis ferrit t'ma zhvendosnin varrin
Varrin e ideve,mes djajve të paprekshëm
T'ma zbrisnin nga qielli,do isha i pavdekshëm.
15 Mars 2016
- Poezi nga Albi Lushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 0