Hipokritët
Hipokritët s'i kam dashur hiç
Herë bëhen sorra e herë pëllumba
Ashtu si servilit kur i jep një çekiç
Dhe njerzit i duken gozhdë edhe thumba.
Mirpo bota është portokalle
Gozhdët edhe thumbat kthehen në çekiç
Ata që me ujqërit dikur hidhin valle
Fryn një erë e lehtë dhe i çon në hiç.
- Poezi nga Albi Lushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 0