Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Sërish Do Çmendesha

Befas,kur unë të jem larguar
Larg,shumë larg,një Zot e di
Thoni,- U zhduk i dashuruar
Në kërkim të vetes dashuri.

Kapluar male,rrugëve i endur
I marrë qenka,lanet më thanë
I sillesha botës gjysëm i çmendur
Që dashurinë ta kisha pranë.

S'dua njeri për të më kërkuar
Fosile të gjalla në arrati
Unë jam i marrë i dashuruar
Sërish do çmendesha për dashuri.

Albi Lushi. 03 Prill 2016

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0