>
LETERSISHQIP

Në Pritje

U lodha në pritjen e gjatë
Shurdhoi dhe fjala tek priste
Dhe gjumi s'më zinte me natë
Veç pritja me gjumin gërhiste.

Harrova ta zgjoja të shkretën
Në vargun e ëndrrave si lumë
Dremitem me pritjen dhe fjetëm
U zgjua e më gjeti në gjumë.

~ 1 Gusht 2016