>
LETERSISHQIP

Përveç Bukurisë

Zoti femrës ti japë ç'të dojë
Veç bukuri mos ti japë
Sytë magjepsen nga fasadat me bojë
Që një çast shkëlqen e myket prapë.

Zoti u dha mendje të mprehta
Dhe intuitën jo fort të pakët
Të shuash etjen në ditë të nxehta
Me ujë të vakët.

Sikur Helena të kish pak hundë më të gjatë
Vërtet Troja do ish bukuri e rrallë
Mijra burra vdiqën për të në një natë
Helena mbeti gjallë.

Por Zoti aspak s'më dëgjoi mua
Dhe ndoshta bëri mirë
Bukuria është karrem e s'ke ç'i thua
Tundimi s'njeh mëshirë.