>
LETERSISHQIP

Gjera Të Lumtura

Rrëmoj në kujtimet e mia me pluhur e ndryshk
Të gjej ato pak gjëra që më bënë të lumtur
M'u shfaq ajo vajzë, e shpirti m'u vyshk
Diku nëpër qoshe, e humbur e përhumbur.

Ndaj qesha siç qeshja atëherë me të
Dhe padashje më shkau një pikëz loti
Mendova, por mendja sikur foli me zë
Të isha i lumtur si dikur, qëmoti!