Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Shoh Te Ardhmen

E kam pare te ardhmen e te gjitheve
Ne syte dhe mendjet e tyre
Te elefanteve,majmuneve dhe minjve
Ne skalonin dhe gjenezen "profetike".
Te futur ne kellefet e skllaverise,
Te zhytur ne epshet e perbindshme te incestit,
Tulatur me hipokrizi,servilizem,perulje,
Percmim,nenshterim,roberim,skllaverim.

E kam pare te ardhmen e secilit prej jush,
Dhe ligesi me te lige nuk kam pare.
Ne burgun e lirive te shfrenuara,
Shoh vrasjet dhe vetvrasjet .
Kafazin e praruar te lirise se kombeve
E shoh te rrenuar,bashke me familjen,rracen dhe fene.
E shohe te ardhmen tone,
Te marre peng!

Shoh piramida te vogla qe bejne nje te madhe
Dhe faraonin pa vese,krijuar nga vesi.
Shoh kujen e nenave qe qajne femijet,
ende te palindur.

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0