>
LETERSISHQIP

Pendim

Sa përulur ju gjunja vdekjes
I kërkova t'më marrë së shpejti,
Të rëndë gjyqin ja bëra vetes,
Tehu turpit trupin theri.

Se unë u qava dhe botën shava,
Shpirtin vrava jo më pak,
Mallkimin nguta dhe shumë u luta,
Ju luta vdekjes t'më marri lart.

Ajo u tkurr dhe lotët mbajti
Skërmiti dhëmbët e hapin zgjati,
Pastaj në fron ju ul së keqes
Dhe duart lau si Pons Pilati.