Si Për Çudi
Një gotë verë si për çudi
më vjen ta pi dhe kur s'më pihet
Më ndodh shpesh dhe nuk e di,
Dehur shpirti më përtërihet.
Ah,t'më shihnit si i vardisem
të ngratës gotë me verë shumë,
E sjell vërdallë e vërdallisem
bashkë me verën edhe unë.
Pastaj ne,prej mallit tretur
Shkelim vjeshtën që era shkund
Unë gotën tënde kthej i etur,
Ti mendjen time pi me fund.
- Poezi nga Albi Lushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 2