Eja të gjejmë një shtëpi të braktisur, Dashuria, ti dhe unë
Të lagemi nga shiu në qelqet e krisur Dhe zërat e ligë të godasin me zhurmë.
Ti rrije krenare mes saj edhe meje Unë,dashuria dhe ti
Të tretesh mes trupave e të kulloje në deje...
Dhe ftohtë s'do kishim, kurrësesi.
Kjo shtëpi e vjetër sa mirë që u gjend Paçka se kish ' veç muret dhe xhamat
E mbushëm me zjarrin e syve plot shend, Mobilje na u bënë "oh"-et dhe ofshamat.