>
LETERSISHQIP

Shpirti

Nuk kam asgjë më besnike veç shpirtit,
Më tradhëtuan të gjithë,një e nga një.
E dashura që për kokën time betohej
Dhe dashurisë s’i mbeti asgjë!

Tradhëtuan miqtë për ca monedha më tepër,
Më shitën më lirë se sa Juda Krishtin.
Mes turmës më hodhën si Pilati i vjetër
Që korbat në kryq t’më coptonin mishin.

Kur ditët flakeshin dhe më digjnin vitet,
Më tradhëtuan flokët,sytë edhe dhëmbët
Dhe zemra nga frika si në ethe dridhet,
Tek më linin duart,gishtat edhe këmbët.

Në fund s’më mbeti asgjë që e desha,
Më braktisën dhe puthjet dhe kujtimet
Me buzët e zeza në agoni buzëqesha
Dhe skutave më humbën dorëshkrimet.

S’më mbeti asgjë që e desha,
Veç shpirtit që qau për mua!

DËRGOI: