>
LETERSISHQIP

Krishti Mbajti Fjalën

AI ZBRITI PRAP...

Eci i palodhur ndër udhët që kam nisur
Në tramvajet e pasigurtë të gjithësisë
I uritur nuk e gëlltis çorbën e prishur
Veç me ujë do rroj për hir të njerëzisë.

Si Albatros fisnik krahët do ti shtrij
Mbi të varfërat vende ku shkeli këmba ime
Nuk do bëj sehirë, as dhëmbët s'do zgërdhij
Me të pafajshmin popull, (u)shqyer me premtime.

Do qëndroj i heshtur mes qiellit edhe tokës
Mes njerëzve do dalloj dhe sypërmbysurin skuth
-Me kujdes or mik, - vëri gishtin kokës
Nuk do bie në sy kur duart do t'ia puth.

Me të ndershmen fjalë do fal prostitutën
Jetës s'i shpëton asnjëra virgjëreshë
Do kryqëzoj Pilatin, do djeg Kushtetutën
Do qajë politika, njerëzimi do të qeshë.

Poezi e ligje do shkruaj netëve vonë
Misionin do të ndjek e kurrë s'do ndalem
Me habi do më shohin e fshehurazi do thonë:
-Ai zbriti prap!Krishti mbajti fjalën.
28 Prill 2016

DËRGOI: