>
LETERSISHQIP

Dremitje Erotike

Dashurinë time,
Mbështille poreve të kurmit tënd
të të shtrëngojë zhguallin e barkut,
kodrat e epërme të gjoksit
gjer në majat prej vishnje boronice.

Pastaj lëshoje në humneren e afshit
që bie kryeteposhtë gjer në kërthizë
dhe prehet në oazin prej uji të bekuar
që derdhet në rrëpirat e gjurit!

Me hënën si muzë,
me buzën nën buzë,
mbështillu dhe fli!

DËRGOI: