Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Rastësisht

Rastësisht më pe të pashë,
Çuditërisht m’u dhé t’u dhashë
“ Je e imja” më the të thashë,
E kjo ndodhi rastësisht.

Rastësisht të putha buzën,
Në çdo pore gjeta muzën,
Lehtë e lehtë t’kafshova gjuhën,
Fare fare rastësisht.

Rastësisht të thirra grua,
Sa padashur thash;-Të dua,
S’di se ç’dreq më ndodhi mua,
Shpejt e shpejt,krejt rastësisht.

Rastësisht m’u thinjën flokët,
Një nga një më ikën shokët,
gjersa hapat ndalën trokët
mizorisht dhe rastësisht!

- Poezi nga Albi Lushi


- U dërgua nga Albi Lushi -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0