>
LETERSISHQIP

E Volla Botën

E mbusha kupën me vetmi
E derdha mallin me mërzi
E derdha...
E zverdha...

Sharmin ja hoqa,
Në mejhane e ndoqa,
E poqa, e shkërmoqa.

Pastaj në stomak...
Më turbullohej bota.
E futur në gota
Me djersë të ftohta
Dhe makthe të forta.

Në kupa i ktheva
I theva, i shpërtheva
Mes brinjësh i ndjeva.

Dhe e volla botën
Që më mbushi gotën!

Me veshë,me hundë, me sy
Pa një,pa dy
Me ty,pa ty
I mbusha fletët,
Kur dehen netët,
Dhe poetët.

DËRGOI: