>
LETERSISHQIP

Pijanecja Ime

Ti më erdhe pa trokitur.
Në shtegun që s’e dinte njeri
Në poltronen me mua ngjitur
E përballë meje vetëm ti.

Ta mbusha gotën, ma mbushe shpirtin
Unë hidhja verë, ti derdhje afsh
Ti kapje flokët, unë prekja gjirin
Mbi cipë të trupit si mëndafsh.

“Kullo mbi mua, - na hidh të pijmë”
Trazirë e shpirtit nuk njeh qetësi
Ta zbardhim natën dhe ta gdhijmë
Me epsh, verë dhe dashuri.

Kjo vera-shpirt na pi të dyve...
Na merr na çon në përjetësi
Ne u puthëm përmes syve
Ti verën dehe? Apo vera ty?!

DËRGOI: