>
LETERSISHQIP

Dashuria Ime

Hapat e lodhur, si kambana kishe
rreshqiten e ranë mbi gjurin tim.
E dehur ndoshta, ishe a s'ishe
E dehur ndoshta nga ky vështrim.

Dhe mjekren ule, si hekur i rëndë
peshonte shija e buzes tënde
dhe qenia ime sa nje pëllëmbë
u shkri u ngri ne dhjetra vende.

Pastaj me puthe, si shiu tokën,
pastaj të putha, si kënga fjalën
ashtu të dehur e dehem botën
dhe prap me puthe si rëra valën.

Oh, ç’ish kjo ditë, si ditë e tretë
kur Krishti flatrat ngjiti lart
dhe si mesi’ edhe unë vetë
rilinda, fjalën në çdo varg!

DËRGOI: