>
LETERSISHQIP

Marshi I K-Ve

Për një K që ti se vë
S’ke CV, pra je një hiç!
Nuk ka vrimë që të nxë
Pa vlerë je, pra je dobiç!

Dhe merr rrugën epopeja
Kohë moderne, trendi ditës
Kryefjalë mbetet K-ja
Rretheqark, tangent orbitës.

Për ca “like “ në instagram
Zbulon tjetra ç’mbulojnë brekët
Për follow lehin “ham-ham”
Ç’të bën K-ja, s’ta bëjnë lekët.

Leh pas K-ve media rozë
Leh pas K- ve politika
Pa shumë K nuk je në modë
“Shpejt follow”… u çova, ika…

Për një K bëhet qameti
Follow inflacionin papunësia
Bredh pas K-ve deputeti
K prodhon dhe qeveria!

Për një K ndizet mileti
Ngrihet llava e derdhet në tokë
Për ca K tërbohet rrjeti
Për një K ngrihen dy kokë.

Mbush me K drejtoritë
Ngop sektorët me spiuna
Parazitë në ministritë
Nuk bën “share”hiqesh nga puna.

Flet drejtori, flet kryetari
Ti tak “like” dhe një “coment”
Shtohet K-ja si “shpi bari”
Paçavure që si hanë qent’.

Shih sa K ndjekin “poetin”
“Mostra pjell e turma bluaj”
Në varr Shekspiri tredh Hamletin…
Me citate…”Zot na ruaj”.

Kjo është kohë me K të madhe
K’të epokë si se hanë dreqi!
Pleh ku K-ët hedhin valle
Pret një P që shpejt ta ndreqi.

DËRGOI: