>
LETERSISHQIP

Sytë E Dashurisë

Dashurisë s’ja pashë sytë asnjëherë
Veç qafën e mbuluar nga flokët e verdhë
Ika qosheve siç bëjnë shumë të tjerë
Me vehten i mbështjellë!

Hamenda se kanë të kaltrën ngjyrë
Jeshilë mbase, mos ndoshta gështenjë?
Imazhet morën të sajën fytyrë,
Si më e bukura rrëfenjë!

Kujtoj siluetën e ikjeve nëpër shi
Lëkurën e dielltë nën kurmin e paqtë
Yjtë si flakadanë më bëheshin si ti
Dhe digjnin qiellin nëpër natë.

Pastaj drejt meje u hodh si amazonë
Me buzët e mishta dhe duart si mashë
Errësira mbuloi krejt qenien këtë natë të vonë
Për dreq,
Sytë s’ja pashë e s’ja pashë!

DËRGOI: