>
BIOSHQIP

Albi Xhepa: “Rruga Ime Drejt Suksesit...”

01-05-2014
Albi Xhepa, artisti nga Gjakova që u bë i famshëm nga spektakli "The Voice" ka rrëfyer ekskluzivisht për teksteshqip disa nga projektet e tij më të fundit. Albi është i angazhuar mjaft shumë në jetën e natës në Kosovë si dhe me koncerte të tjera. Sa i përket projekteve muzikore, ai thotë se është në pregaditje të disa këngëve të reja, të cilat do të na i zbuloj ai vetë në vzhdim...

TeksteShqip: Albi, jeni i angazhuar mjaft shumë në muzikë? Cilat janë angazhimet tuaja së fundmi?

Albi: Momentalisht jam i fokusuar në kontratat që i kam lidhur me disa klube në Kosovë, me të cilët kam një bashkpunim të vazhdueshëm dhe shumë stabil, së fundmi jam në pritje te një turneu Shqipëri - Maqedoni - Kosovë. Ndërsa po presim dhe fillimin e muajit maj për një koncert bashk me grupe si Jericho dhe Bojken Lako.



TeksteShqip: Jeni mjaft i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore? Na trego pak si po kalon në shoqërinë e shumë njerëzva?

Albi: Fatmirësisht po kënaqem shumë, publiku është ndryshe çdo herë, gjithmonë ka risi, mirëpritja është shumë e bukur gjë që mua gjithmonë më bie në sy sepse më kanë tërhequr gjihtmonë detajet e vogla.

TeksteShqip: Si një artist i ri, mendon se është mjaft e vështirë të depërtosh në treg?

Albi: Realisht tregu sot, ndoshta është më i vështirië që prej se kur unë kam filluar të këndoj, sot është e vështirë sepse po depërtojnë disa grupe ose këngëtar/e, të cilët duke u munduar të kapin tregin vetëm për vete, ulin çmimet dhe asnjë artist nuk vlerësohet ashtu siç duhet.

TeksteShqip: Jeni në seknë që një kohë mjaft e gjatë, por publiku ju njeh më shumë nga "The Voice of Albania". Çfarë morrët dhe çka nuk do të harroni kurrë nga ky spektakël?

Albi: "Voice" ishte një eksperiencë nëse mund të them "fitimprurëse", ndryshoj publiku, u shtuan fansat, por këshillat dhe përvoja që kam marrë, po më shërbejnë ende në rrugën time drejt suksesit.



TeksteShqip: Momentalisht po punoni me ndonjë këngë të re?

Albi: Kam 3 këngë në përpunim, njërën po e bëj me grupin tim të Kosovës me të cilët dhe performoj nëpër klube, një komponim tjetër do jetë nga Eltina Minarolli, këngë të cilën ka mundësi ta bëj edhe duet me Ana Kabashin, ndërsa kënga e fundit për të cilën kam vendosur të punoj është një bashkpunim me Bojken Lakon, njeriu i cili ka dhënë gjithçka për mua.

TeksteShqip: Keni marrë pjesë deri më tani në dy festivale. "Kënga Magjike" & "Festivali Rtsh-së" në vitin 2010. A do të jeni sërish në një nga festivalet tona?

Albi: Patjetër që do jem përsëri pjesë, do i mbetem besnik, thjesht koha dhe angazhimet nuk më lanë të merrja pjesë në herët e fundit, por do mundohem patjetër të arrij në kohë.

TeksteShqip: Jetoni në Gjakovë. Momentalisht merre me ndonjë punë tjetër, studioni, apo jeni i kushtuar tërësisht muzikës?

Albi: Jetoj hmm.. nëse mund të them që edhe në Gjakovë po e bëj shtëpinë time si hotel, rrallë jam në shtëpi, jam gjithë kohës në udhëtim, mirëpo më pëlqen kjo jeta e rockereve(qesh).



TeksteShqip: Po nga jeta private si qëndron? Albi është "Single"..?

Albi: Kohët e fundit jam single "qëllimisht", mirëpo nuk di për të ardhmen.

TeksteShqip: Po albumin e shihni si një projekt të nevojshëm muzikor për rtistat e ri?

Albi: Albumi do të ishte një gjë shumë e bukur, po të mos egzistonte interneti dhe e drejta e autorit tek ne, por pasi nuk jemi në rregull nuk besoj se ja vlen, fatkeqsisht!

TeksteShqip: Albi, të falenderojmë që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund diçka...

Albi: Faleminderit dhe juve për ftesën, ishte një kënaqësi.
(Teksteshqip.Com)

Albi Xhepa: “Rruga Ime Drejt Suksesit...”