TEKSTESHQIP

Albulena Lecaj
Kanagjegji
Lyrics

Hajde lule drite si hana bone zemren guri
Edhe sonte t'sunon baba neser t'sunon burri
Neser t'sunon burri
O moj lule fshije lotin sonte nata kanes
Neser me emer t'Zotit ja kthen shpinen nanes
Ja kthen shpinen nanes

Kanagjegjin perhajr po ta bojna
Ti po kanë e sonte na po t'knojna
Kanagjegjin ta bojna me shnet e
Kajë moj lule se nuk osht e lehtë e

Erdhen shoqet n'gryk po tmarrin
Motra po merzitet
Lypja nanes ti hallallin per hjekat e rriten
Per hjekat e rriten

O moj lule rreze dilli nanen e merziti
Nali lot shtrydhe mindilin se ja kpute shpirtin
Se ja kpute shpirtin

Kanagjegjin perhajr po ta bojna
Ti po kanë e sonte na po t'knojna
Kanagjegjin ta bojna me shnet e
Kajë moj lule se nuk osht e lehtë e

DËRGOI: