>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore dhe gjimnazin i mbaroi në vendlindje. Më pas, Çulaj kreu Akademinë Ushtarake "Skenderbej", në Tiranë. Gjatë viteve 2010-2015 ndoqi studimet e larta për Literaturë, në "Università del Salento"(Dr),në Itali. Më vonë, 2015-2017, ndoqi studimet post-master(PhD),në "Erasmus University of Rotterdam".

Në fushën letrare, autori ka publikuar vëllimet poetike "Dhimbje Dashurie" (Snaj 2010), dhe "Shtrëngata" (Toena 2018), në gjuhën shqipe. Ndërkohë në gjuhën italiane, autori ka publikuar librin autobiografik "Alla ricerca della patria perduta"(në kërkim të atdheut të humbur) dhe esenë "Non siete più stranieri"(nuk jeni më të huaj).

Herë pas here, autorin e gjejmë si artikull-shkrues në revistat letrare italiane. Veç kësaj, Çulaj është pranuar edhe si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve italianë. Po ashtu, disa poezi të tij janë përfshirë në Enciklopedinë italiane të vitit 2016.