>
BIOSHQIP

Aleksander Gjoka Po Punon Me Shpetim Saracin Per Albumin E Ri

10-05-2012
Këngëtari i njohur shqiptar, Aleksander Gjoka, pas gjashte vitesh u rikthye në Kosovë. Ai mbrëmë u paraqit 'live' në Prishtinë, në lokalin "Cheers Pub", ku ishin mbledhur mjaft fansa të tij për ta parë dhe dëgjuar zërin e rok baladave shqiptare.
"U bë kohë e gjatë që unë nuk isha në Kosovë, por me kërkesën e mikut tim Menan Kiseri, iu përgjigja me shumë kënaqësi ftesës për të qenë më afër atyre që e duan këngën time", tha këngëtari Alexander Gjoka për emisionin "Alarm" në Radio Dukagjini.

"Dashurisë Së Shkuar" i këndoi Aleksandër Gjoka para tre viteve, kjo ishte edhe kënga e tij e fundit e publikuar, e cila shumë shpejt do të jetë e parafundit!

"Së fundmi jemi duke punuar me të madhin Shpëtim Saraçi për albumin e ri, me të gjitha këngët e reja, të pa dëgjuara" tha Aleksander Gjoka, duke premtuar një kthim të shpejt në Prishtinë.
(Telegrafi)

Aleksander Gjoka Po Punon Me Shpetim Saracin Per Albumin E Ri