>
LETERSISHQIP

Kujtoj Me Mall Nje Cast Gezimi

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.