>
LETERSISHQIP

Plaku

Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot.

Mu shuan ëndrrat dhe çdo gjë,
Që desha fort në këtë jetë,
Vuajtjet e mia një nga një,
E mbushën plot zemrën e shkretë.

Nga shqot’ e fatit tim të zi,
U vyshkën lulet në kurorë
Jetoj i zhytur në vetmi
Dhe pres të vijë e fundit orë.

Ashtu si gjethja që s’ka fat,
E mbetur vetëm në degë – hije
Ashtu dhe zemra ime e ngratë,
Jeton me drithëma ftohtësie.