>
BIOSHQIP
Biografia
Muzika është dashuria e tij e parë. Ndër vite ka marrë pjesë në disa gara muzikore, përfshirë këtu dhe disa në televizion. Sot punon në një studio ku realizon muzikë dhe shpreson që ky, të jetë profesioni që do të ketë në të ardhmen.

Në vitin 2017, Alesio Zaloshnja merr pjesë në The Voice of Albania 6, sepse e shihte si mundësinë e artë për t’u bërë i famshëm.

Më datë 17 Korrik 2020, Alesio publikon videoklipin "Harrom". Teksti i këngës u shkrua nga Alesio Zaloshnja. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 12 Mars 2023, Alesio publikon videoklipin "PM". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Alesio Zaloshnja & Anxhelo Koci. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Anxhelo Koci.