TEKSTESHQIP

Alfred Meço
Nuk Ka Çast Që S'të Kujtoj
Lyrics

1- Kur hap syt' në çdo mëngjes
shtratin tim e ndjej të ftoht'
nuk i kam të tuat puthje.
nuk i kam këtu ato flok'.
Çdo dit' që shkon më shumë më merr
por brenda meje s'të harroj
çdo nat' shkon më shume larg
dhe më shumë un' të t'kujtoj.

Ref (2x) :
Dhe pse je prej meje larg
nuk ka çast që s'të kujtoj
nuk ka çast që s'je në zemër
nuk ka çast që s'të mendoj.

2 - Dhe ta dish nuk ësht' njësoj
nuk jan' njësoj ditet pa ty
se ti ishe buzëqeshje
buzëqeshja ime çdo mëngjes.
Më merr malli të të shoh
që të prek lëkuren tënde
më merr malli, sa më mungon
fytyra jote që më cmëndi.

Ref (4x)
Dhe pse je prej meje larg
nuk ka çast që s'të kujtoj
nuk ka çast që s'je në zemër
nuk ka çast që s'të mendoj.

DËRGOI: