>
BIOSHQIP
Biografia
Kantautor, autor tekstesh, poet dhe krijues i shume melodive te ndryshme kryesisht dhe kengesh per femije. Mesimet e para te Muzikes i mori ne Liceun Artistik Jordan Misja ne Tirane,ku me pas vazhdoi po aty deri ne Mature ne degen e Trombes.

Vazhdoi Akademine e Arteve ne degen e Trombes, me prof Isak Shehun mori mesime kompozicionale per afro kater vitet e fakultetit, me Prof. Hajg Zaharjan.

Per here te pare hipi ne skene me grupin e atehrshem te famshmit ‘Ritfolk’. Kishte ne kengen e tyre zerin poshte te refrenit te kenges.

Në Dhjetor 1999, Alfred Meminaj merr pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Ti Mos Heshte". E kenduar duet me Migena Cashkun qe me vone u largua nga muzika.

Në Dhjetor 2001, Anxhela Peristeri & Alfred Meminaj marrin pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Vetem Ty Te Kam". Nje kompozim i Miron Kotani dhe autorit te tekstit Arben Duka. Nje kengetare qe u ngjit per here te pare ne skene ne kete vit me kantautorin Alfred Meminaj.

Ne korrik te vitit 2003 kendon live ne Amfitatrin Calvin, ne koncertin e pare te tij recital vocal dhe ne kete koncert publikon albumin e tij muzikor me titull "Vetem ty te kam". Nje titull qe merr shkas nga kenga e kenduar ne festivalin e 40 te kenges ne Rtsh dhe qe u prit me mjaft sukses ne ate kohe dhe nuk mori vleresimin e duhur.

Ne vitin 2001-2004 punovi si formulues muzike prane Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe Radio Tiranes.

Alfredi vazhdoi rrugetimin e tij drejt muzikes. Mbasi mbaron studimet e larta rrugeton drejt Gjermanise. Pas mbarimit te studimeve te larta ndjek Masterin Pasuniversitar ne Këln të Gjermanisë, ne degen e Trombes dhe njohurive kompozicionale.

Në Maj 2010, Alfred Meminaj merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Kete Mengjes".

Më datë 7 Nëntor 2019, Alfred Meminaj publikon videoklipin "Kolazh Këngësh Qytetare 2019". Orkestrimi i këngës u punua nga Gjergj Leka.

Më datë 30 Gusht 2020, Alfred Meminaj publikon videoklipin "Pas Lamtumires". Muzika e këngës u punua nga Alfred Meminaj, teksti u shkrua nga Arben Duka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gjergj Leka. Me këtë këngë, ai paraqitet në “Festën e Këngës Shqiptare” më 19 shtator 2020, një festival i ideuar dhe prezantuar nga kantautori Gjergj Leka, i trasmetuar ne News 24. Ai merr pjesë jo vetëm me videoklipin, por edhe me interpretimin në skenë në natën e këngëtarëve me eksperiencë.

Më datë 28 Gusht 2021, Alfred Meminaj publikon videoklipin "Tequila", në bashkëpunim me Bigin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Alfred Meminaj. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.