>
LETERSISHQIP

Pran Oxhakut

Pran’ oxhakut ngrohet shpirti,
Një gotë verë po e pi,
Ma çel miden’ për ca fjalë,
I them vetes: “Lumi si ti!”

Vjen e para dalë nga dalë,
Me shijen e rrushit flori.
“Të paça, moj verë, të paça“,
Gjithë zemrën po ma shkri!

Të dua afër të më rrish,
Që ta mbush gotën plot,
Një pas një, të çoj dollitë,
Jam më i lumturi në bot’!”.

Ia marr këngës që unë dua,
Me zë të lehtë gëzimi,
“E ta lumsha, moj verë rrushi,
Ku merr krahë frymëzimi!

Më zure, verë, më zure,
Mendjen time nga e shpure?
E shëtite tokë e qiell,
Vallë mos piva një bure të thell?!.

Vera e kuqe të shton jetën,
Ju them vetëm të vërtetën,
Gjithë gajlet t’i largon,
Për një dit’, jo përgjithmon’.
Janar 4, 2020