>
LETERSISHQIP

Thashetheme

Përshpërisin goj më goj njerëzija,
Dojn me dit për hallet e mia,
Në shtëpi, në udhë dhe nëpër avlli,
Në zemër dhe në shpirt e kan aftësi,
Në mes veti, pa ndalu kur bisedojn,
Fjalëve të tyre ata vetë i besojn,
Kudo që ndodhen, kudo që jan,
Ndershmëri ata kurrë nuk kan,
E din mirë se si ditën ta mbarojnë,
Dhe me kë mëngjesin ta fillojnë,
Se'ç po thojnë se, kush e pa e si e tha,
Me cilin e mori, dhe kush e la,
Sa shum po qesh e po gëzon,
Nga po vjen, e ku po shkon,
Shum tregojn, e pak pushojn,
Gjith njerzinë e përgojojnë,
S’kan me çfar të merren, vetëm,
Duke thën thashetheme mbetën,
Psh-psh-psh ditë për ditë su lodhën,
Burra, gra dhe fëmije u mblodhën,
Diskutojn me dashuri për të gjith,
Thashethemet i shtojnë si drith,
Sa shum broçkullojnë e nuk ndalojnë,
Hallet e tyre shpejt i harrojnë,
Njerëzit e mir, njerëz që kan nder,
Thashethemeve nuk ju vën vler,
Të shkruash për ta apo të këndosh,
Mir është që njerëzit gjithmon ti lëvdosh.