>
LETERSISHQIP

Maskarenjtë

Kush i nisi disa fjolla,
Që shpërthyen te foltorja?
Deputetët në mes veti,
Grinden, shtyhen porsi dreqi.

Pse kështu, a s’janë vëllezër?
Sa shumë gjejnë me u sha!
Ngrihen, thërrasin dhe fyejn,
“Vetëm unë jam e tjetër ska”.

Kush i pari zë kolltukun,
Do ta mbajë me pazare,
Ngrihen lartë në pozita,
E nga erdhën harrojnë fare.

Në çdo cep të vendit tonë,
Përkrahje, votë kërkojnë,
Premtimet ngrihen gjer në qiell,
Asnjë prej tyre nuk e zbatojnë.

Bukëshkelë, të pangopur,
Kurr’ s’u ngopët ju të mjer’,
Dhe mbi gjakun e dëshmorëve,
Me këmbë të ndyra keni shkel.

Dikur rrëmbyen armët,
E bënë luftën bashkërisht,
Por, kur zunë kolltukun,
S’njohin dëshmorë, as far e fis.

Dikur thonim “Bac u kry”,
Ëndërra jonë shqipëtare,
Ku të lën kto maskarenj,
Ta gëzojm tokën Dardane.