>
LETERSISHQIP

Poetja Orijane

Një poeteshe Orijane,
Që e njoh prej n’fëmijëri,
Shum e ndershme dhe bujare,
Ka një pendë që është magji.

Gjithçka që vetë po krijon,
Fjalë zemre dhe poezije,
Seli Murati po i thonë,
Është zonjë Ohërije.

Thurur vargjet një nga një,
Porsi bleta kosherenë,
Penda saj s’ka të ndaluar,
Si bylbyli kur thur folenë.

Kujton liqenin e trazuar,
Hapësirë e pa mbaruar,
Ngrenë dallgët si fortunë,
Në këtë tokë thot linda unë.

Duke ecur kërkon baladë,
Në rrugicat me kaldërma,
Si në kohën mesjetare,
Poezisë jetë i dha.

Derdhe vargje mbi liqen,
Valë, valë japin freski,
Tundi lisat në kështjellë,
Gurë mbi gurë plot poezi.

Ne të gjithë jemi t’gëzuar,
Djemt e vajzat të Ohëris,
Penda juaj prej argjëndi,
Mbushen zëra dashuris.

Do lexojnë dhe mësojnë,
Vjershat e tua si thesar,
Gjithmon pranë do ti kenë
Seli Murati na bën krenar.