>
LETERSISHQIP

Fjalët E Nënës

Bora emër, zemër nëne,
Porsi zogu të kam rritë,
Me hapa të vogla fillove,
Gjithë jeta tu bëftë dritë.

Të them nëna fjalë shpirti,
Kjo nuk është poezi,
Jeta jote më jep zemër,
Ç’do gëzim un ta fali ty.

Do të fal një jetë të tërë,
Do t’më kesh gjithmon pranë,
Porsi yjet bashk me hënën,
Do t’bëj dritë në çdo anë.

Tash je rritur shtatëlartë,
Borëbardha më je ti,
Jeta jote qoftë si një ëndërr,
Plot lumturi dhe dashuri.

Kudo që jeta do të çojë,
Edhe mosha që do vijë,
Gjysma e zemrës sime,
Do të jet gjithmon me ty.

C’do dhimbje e mbaj vetë,
Nuk e ndaj pēr kta dy sy,
Për ty qaj dhe për ty qesh,
Pëllumbeshë, zemër flori.