>
LETERSISHQIP

Gënjeshtari

I
Të thurësh vargje poezie,
Që dikë ta përgëzosh,
Por kur ke një ligështi,
Gënjeshtarit t’ja kushtosh!!
Gjithë kohën ditë dhe netë,
Plot me ëndërra po jeton,
Sa para dhe kujt ti marë,
Për ndihmën që të afron,
S’pyet familje as shoqëri,
Po fillon me dinakëri,
Gënjeshtar dhe mëkatar,
Harron ç’ka thot me fjal.

I pabesë more torollak,
Pa ulu, e mendohu pak,
Krijoe e thure një tani,
Një gënjeshtër si e di ti,
I paftyri aktron bukur,
Para meje dhe syve të mi,
S’të besoj kur flet me mua,
Asnjë të vërtet ti nuk e thua.
II
T’ju tregoj një të vërtetë,
Dy mjeshtërtarë të pa besë,
Të thinjosur moshatar,
Gënjeshtarë të paparë,
Veç për ju o mërgimtarë,
Po ju’a bëj me dijeni,
Kur të shkoni në vendlindje,
Kini kujdes nga ujqët e zi.

Sortë mali egërsirash,
Që nuk njohin fis e farë,
Ta afrojnë ndihmën e tyre,
Ta mbarojnë veç me fjalë.
Fjalë të bukura recitojnë,
Gjithë punët n’komunë ti zgjeth,
Kam njohtësi me disa krerë,
Veç nga xhepi duhet me nxjer.
III
Me fillu procesin tënd,
Një mijë dollarë si fillim,
Do nxitoj në katër anë,
Deri sa qëllimit t’ja arrim.
Për çdo rast n’shërbimin tuaj,
Do ti mbarojmë sa je këtu,
Kur të kthehesh në mërgim,
Të gjith punët t’ken përfundu.

Pas ca kohe si gjen dot,
As në shtëpi, as në çarshi,
Telefon s’kapin me dorë,
Derisa të bëhen tefli,
Shprazin xhepat dhe fillojnë,
Nuk lën vënd pa me t’kërku,
Hapë këtu dhe hapë atje,
Malli për ty i ka kaplu.

Mirë që t’pash përsëri,
Mall të madh kam pas për ty,
Procesi jot ka pak tollovi,
Kruju prap o kushëri.
Ti mbarojmë gjith këto halle!!
Na nevoiten edhe dy mijë!!!

Mir ti Zotri, ku shkoj e para?!
A po u tret porsi qiri!
Nuk mori shum gjat për të!
U harxhua sa erdha në shpi.
IV
Pa merak kushëri i dashur,
Të premtoj në gjithësi,
Besimtar dhe fal namaz,
Udhës së Zotit pranë i rri.

Iku dyshja, kaloj treshja,
Katërmishja erdhi me radhë,
Premtime boshe pa ndaluar,
Mjer ai që ka kët hallë.
Erdhi pesa, kalo gjashta,
Shtatëmija na ka ardh,
Edhe pesqind dollar kushëri,
Gjith dokumentat ke me i mar.

Më gëzoj fjala e fundit,
Për para nuk pata dert,
Se ja arritëm qëllimit,
Mu çlirua trupi krejt.
V
Nga gëzimi festuam rastin,
Në lokal me krenari,
I dhash fund hallit të shtëpisë,
Legalizimin do t’ma sjell në shpi.
Shkuan muaj bashk me vite,
Kohë e gjatë plot me mërzi,
Një dekadë po kalojë,
Ç’ka po ndodh o kushëri.
VI
Një ditë vere mu kujtua,
Ta shoh Ohrin si është ba,
Vite të gjata në mërgim,
Mallin shpirtit ma kish vra.
Duke ecur në mes qytetit,
Me gënjeshtarin ball për ball,
Si u bë o kushëri,
Për dokumentat vaj o hall.
Të kam dhën një shum të madhe,
Shtatëmijë pesqind dollar,
Më premtove me përalla,
Gënjeshtar, o mëkatar.

Ngriti zërin si qyqar,
Nuk kuptoj ç’ka je tu thën,
Asnjë qindarkë s’kam mar nga ti,
Për kët zot se jam fetar.
Jam tu’j falë pes vakët namazin,
Me pastërti dhe me abdes,
Në udhën e zotit gjithmon gati,
Nuk kam frik edhe se vdes.
VII
A ke dokument me veti,
Që më ke dhën para ti mu,
Se gjithkujt unë kur i mar,
Dokumet unë i fal.

Kushëri o gënjeshtar,
Mos harro se ç’ka ke pas,
Gjyshi jotë burr me emër,
Si baba jot nuk gjën më tjetër.
Ka na dole gënjeshtar dreqi,
Me mëkata dhe dredhina,
Jepi fund k'ti profesioni,
E fillo me vepra t'mira.

Edhe njiher o mërgimtarë,
Keni kujdes kur shkoni në shpi,
Nëse keni ndonjë hallë,
Përvish krahët e bëje si’ç di.