>
LETERSISHQIP

Voska Jonë

Voska, Voska, Voska jonë,
Në çdo lojë po festojmë,
Ngjyrë bardhë edhe blu,
Për fitore gjithmon kem shku.

Po thërasim me jehonë,
Voska jonë kampionë,
Kokëlartë e faqebardh,
Kurrë hovin mos e ndal.

Hajde vëllezër të nxitojmë,
N’stadion të gjith të shkojmë,
Voskën tonë ta përkrahim,
Me fitore do të ja dalim.

Brohoritjet lart ti çojmë,
Zemër, forcë t’ju dhurojmë,
Se më shpejt portës shkojmë,
Nga çdo anë gola shënojmë.

Veç përpara Voska jonë,
As fortuna stë ndalonë,
Zemrat tona n’fush i kemi,
Përgjithmon kampion do jemi.

Rrapi vjetë po gëzon,
Shum urime kampion,
Ma keni bër zemrën mal,
Këtu do jem, t’festojm pa ndal.

Shum meritë kryetarit,
Mëndje prehtë guximtarit,
Largëpamës me sukses,
Kampion, Voska do mbes.

Maj 15,2022