>
LETERSISHQIP

Bulevardi Strugës

Bulevardi vjetër,
Apo, ai i ri!,
Cila nga të dyja,
Na është më zi.

Bulevardi vjetër,
Akoma është gjall,
Kurse me të riun,
Kemi rën në hall.

Hapni sytë vëllezër,
Pleq edhe të ri,
Gurët si n’mesjetë,
Të thyer, bërë hi.

Gropa në çdo hap,
Nuk kanë mbarim,
Porsa bjen shiu,
Shpejtë i pērpin.

Nuk është e gjatë,
Udha kryetar,
Për çdo ditë nji gur,
Do t’ja kishe dal.

Pse le punët zvarrë,
N’qëndr të qytetit,
Apo, pak pērfitime,
Nuk ja vlenë xhepit.

Nuk di si të ruem,
Zemra m’bëhet prush,
Qentë endacakë,
Që si ndalon kush.

Lypsarēt, në anën tjetër,
S’të lën frym me marë,
Kan zënë bulevardin,
Askush nuk i n’dalë.

T’qepen këmba këmbës,
Nuk të ndjekin kot
Po i dhe një dhjetçe,
Falemder s’të thot.

Hecin hapa hapa,
Nëna bashk me motër,
E bija pak më tej,
Së fundi djali vogël.

Ke mëshir nga zoti,
Dhuroni para,
Sa më shum që jepni,
Aq më mirë për na.

Dorëzgjatja s’ka fund,
Se nuk je vetëm ti,
Disa lloj familjesh,
Gjithsej njëzet e nji.

Kujt ti japësh s’pari,
Cilin do ta lesh,
Se kur do kthehesh,
Prap aty ti kesh.

Është edhe nji,
Burr, i fortë si gur,
I mbushur e pa gojë,
Punën se do kurr.

Dembel i dembelëve,
Veç nji punë e bën,
Paranë pa djers,
N’kuleta e mbanë.

Shqiponjën në letër,
Kudo i shpērndan,
Me ca fjalë mbi tē,
Më falni paran.

Unë jam memec,
Dua ndihmë nga ju,
Vēndoni paratë,
Mbi letēr, kētu.

Atë punë bēn,
Tan ditën e ditēs,
Lokalet mer radhë,
Porsi rrjetëngjitēs.

Ku janë kryetar,
Premtimet të parë,
Nuk e di se pse,
Asnjë mas s’ke marë.

Po pate pak koh,
Do vi dë të mar,
N’Ohër kam me t’çu,
Diçka ke me par.

Bukuri e rallë,
Lisa në barishte,
Gurë kaldërma,
Parqe me lulishte.

Qentë endacak,
Nuk sheh dot asnji,
Por edhe lypsarë,
Që s’kan nga me hy.

Të lutem edhe njiher,
Kujdesu për Strugēn,
Respektoje popullin,
Me votë që të futēn.
Gusht 21, 2022