Ali Osmani Ohri Poezi
Ali Osmani Ohri

Tema: Poezi Dashurie


Dashuria

Dashuria
Kam parë më par,
Por, jo kështu si ti,
Aty ku trupi thith,
Mbush me dashuri.

Shqisat rotullohen,
Nga forca e dëshirës,
Ndjenjat po krijohen,
Bukuria e së mirës.

Pa ty s’do të dija,
Ç’është dashuria,
Paqe shpirtërore,
Ku të prin qetësia.

Buzëqesh si hëna,
Gjithmon kur t’shiqoj,
Dora jote e butë,
Zërin kur ta dëgjoj.

I lidhur me ju,
Porsi mish e thu,
Parajsa në këtë botë,
Është në krahët e tu.

Dëshira ime e fundit,
Me besim të plotë,
Ti je streha ime,
Engjëlli në kët botë.

Nëntor 30, 2022

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0