Ali Podrimja Poezi
Ali Podrimja

I. Rugovës

Pa na kallëzuar ëndrrën deri në fund
për Dardanin
ike mik i dashur

Ja vjen koha jote
dhiareve ballkanike dëgjon
frymëmarrjen e marathonomakut

E zeza nuk është krejt e zezë
ka diçka të bardhë ku një popull
kërkon fatin

Në thue shpesh zura në Ty
më tmerronte qetësia jote

ku fshhej Kepi i Pikëllimës

Lamtumirë President i Dardanisë
perënditë tek bredhin tokave të zjarrta
do takohemi njëherë

Yll i këputur nga Grigja

Ulpianë, 24. 1. 2006

- Poezi nga Ali Podrimja



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0