Ali Podrimja Poezi
Ali Podrimja

Guve Mitike

Nënës Terezë

Në guvë egërsirash
U rregullish veza mitike
Diku në kujtesë ndrit natën time

E dëgjova vonë rënien e saj
Tek kërkoja Malin e Shenjtë
Të vë një buqetë lulesh
Për të zhdukurit e mi

Me një shall mbështjell
Planetin e purpurtë
Nëna Tereze nga Dardania

Pëllumbi egër fundin e guvës
Kishte prekur
Dhe çokiste vezën mitike

Do e fsheh zymtësinë e dherave ilire
Krahu i tij i përgjakur
Po qe se pushton dhe qiellin

Majë shpatës

(Ulpianë, tetor 2010)

- Poezi nga Ali Podrimja



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0