>
LETERSISHQIP

Uji I Madh Vjen

Thuajmë dicka miku im
Thuajmë se prapë
do të shoh Lumin p.sh
me një trëndafil në dorë

Thuajmë miku im
se do të kemi gjithcka
dhe Lirinë do ta lidhim fort
për rrënjë rrapi

Thuajmë miku im
qershitë janë sytë
e fëmijëve tanë
të helmuar

Thuajmë miku im
na polli kudra
e cofi
Vdekja

Hajt ta pafsha hajrin
Ujë i Madh
vjen
e harron cdo gjë