Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Alida, “My Life” Në Diskot Dhe Radiot Evropiane


Nuk ka akoma asnjë votë

[21-09-2012]
Këngëtarja atraktive dhe me një zë dhe stil të veçantë Alida Duka, si duket, ëndrrën e saj për t'u dëgjuar edhe në Evropë e ka bërë realitet.

Ajo sapo e ka lansuar në tregun gjerman këngën me titull "My life", një radio-mix, në bashkëpunim me N.V. dhe DJ Otello.

Vetëm pak ditë më parë, kjo këngë e bukur dhe ritmike ka nisur të dëgjohet, duke u promovuar me tre remikset e saj në Evropë dhe në diskot dhe radiot e huaja, ku po ecën shumë mirë.

Ndërsa për të gjithë ju që jetoni në Kosovë, këtë këngë mund ta dëgjoni vetëm në 91.1 Fm në Top Kosova Radio, pasi vetë këngëtarja ka dashur që kjo këngë të dëgjohet në radion më atraktive në Kosovë.
 (Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

      Alida - My Life (Feat.Mr. President) [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet