Biografia
Më datë 20 Mars 2020, Alisa publikon videoklipin "Shivers". Teksti u shkrua nga Alisa Opari Luzi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Me këtë këngë, Alisa merr pjesë në Jehó 2020 në vitin 2020.
Më datë 3 korrik 2020, Alisa publikon këngën "Mr. President". Videoklipin i ka bërë Endrit Muhametaj. Muzika e këngës u punuar nga Enis Mullaj, ndërsa teksti e ka shkruajtur Alisa Opari Luzi.
Më datë 1 Mars 2021, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Distance". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, ndërsa teksti u shkrua nga Eriona Rushiti & Alisa Opari Luzi. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.
Më datë 4 Qershor 2021, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Tiranë (A Lucky Love)". Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Eriona Rushiti & Alisa Opari Luzi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.
Alisa ka merr pjese ne dhjetor 2021 tek festivalli Krishtlindje ne Tirane me kengen "Distance".
Më datë 17 Qershor 2022, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Ama". Teksti i këngës u përgatit nga Eriona Rushiti, teksa për arranzhimin u kujdes Enis Mullaj. Produksioni audio u realizua nga Enis Mullaj.
Në Nëntor 2022, Alisa Opari Luzi merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "True Love".
Më datë 27 Janar 2023, Alisa Opari Luzi publikon videoklipin "Lemza (Remix)", një remix edhe një cover nga kënga "Lemza" - Vace Zela. Muzika e këngës nga Agim Krajka, teksti u shkrua nga Haxhi Rama, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj.
Komente 0