>
LETERSISHQIP

Mos Të Pafsha Pa Punë!

Kush të jep vlerë?!
Mundi, djersa, sakrifica jote,
Veç puna e ndershme,
Veç ajo...
Mund të të nxjerrë nga balta,
në dritë, faqebardhë!

Nga puna kemi lindur,
Nga puna jemi rritur,
Puna e ndryshoj njerinë,
Me punë jetojmë,
E me punë do të largohemi!

Puna e "pastër" është kënaqësi,
Është nder, e ështe lavdi,
Është nder dhe KURRË turp,
Është kismet dhe jo haram,
Është bekim dhe jo mallkim.

I jep atij që e ushtron shëndet,
Gjërat më të bukura në jetë,
I jep: bujari, urtësi, trimëri,
mençuri, fisnikëri, lumturi.
Ta heq stresin, rinon, sbukuron.

Asgjë nuk shijon më shumë,
se leku i fituar me djersë,
Buka, të mirat materiale, udhëtimet, pushimi.
O zot sa shijojnë!

Asnjeri nuk ka vdekur nga puna,
Përkundrazi, puna të mban gjallë!
Përtacia është burim i tërë të këqijave.
E puna të gjitha këto i lufton.

Pa punë njeriu rronë kot!
Ajo i duhet gjithkujt në këtë botë.
Edhe sikur t'i kesh mundësitë për mos të punuar,
Njeriu sërisht duhet të punojë,
Që këtë jetë ta gëzojë!