>
BIOSHQIP
Biografia
“Allegro Band” është formuar në vitin 2011. Anëtarët e grupit janë: Kushtrim Ahmeti (Solist), Arbër Kosumi (Saksofon), Flamur Rexhepi (Tastier) dhe Sazan Kosumi (Perkusion). Përveç pasionit të madh, ata muzikën e shohin edhe si profesion të tyre në të ardhmen. Ata janë student të Fakultetit të Muzikës, në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).

Djemtë janë t sigurtë se “Allegro BAND”, po e sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare. Prurjet e grupeve të reja janë të mirëpritura në muzikën shqiptare, veçanërisht kur këto grupe arrijnë ta ndezin publikun. “Allegro Band”, është grup muzikor që me performacnat e tyre ka bërë që të fitojë simpatinë e publikut kudo që kanë qenë prezent. Pjesëmarrja në Top Fest 10 me këngën “Alarmi”, është një tregues i qartë në rrugën e tyre drejt suksesit.

“Fillimisht jemi angazhuar që në reportuarin tonë të kemi këngë të cilat pëlqehen nga publiku por që njëkohësisht kanë edhe vlera artistike. Pjesëmarrja në Top Fest 10, me këngën ‘Alarmi’, është vetëm fillimi i rrugës sonë në botën e muzikës. Shumë shpejt do ta publikojmë edhe albumin. Ne edhe në realizimin e këngëve kemi zgjedhur bashkëpunëtorë të veçantë. Do të dëshiroja ta theksoja tekstet tona i qëndis mirënjohuri Mit’hat Sadiku, kështu që mos harroni Allegro po vjen, edhe atë me plot surpriza”, tha Arbër Kosumi.

Bendi shqiptar, Allegro Band, ka publikuar videoklipin e kenges “Alarm” ne Dhjetor te vitit 2013. Kënga e djemve të rinj nga Gjilani të cilët janë muzikantë të diplomuar, është me ritme të muzikës së lehtë, tipike për stinën e vjeshtës. Kënga është punuar nga vet grupi, teksa regjistrimi u bë në studion Redbox Entertainment. Videoklipin e ka realizuar produksioni FrameIn Production.

Në Maj 2013, Allegro Band marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Alarmi".

Më datë 29 Mars 2014, Allegro Band publikojnë videoklipin "Alarmi". Teksti i këngës u shkrua nga Mithat Sadiku. Videoklipi u prodhua nga Framein Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Big Bang (Arbër Gjikolli).

Më datë 20 Maj 2015, Allegro Band publikojnë videoklipin "Ndryshe".

Më datë 19 Maj 2016, Allegro Band publikojnë videoklipin "Prapë".
KATEGORI: