>
LETERSISHQIP

Vallzim Përjetësie

Ti dhe unë vallzojmë
nën tinguj magjie,
dy trupa shkrirë në një shpirt,
këtë mbrëmbje bukurie.

Duart e tua të ngrohta
trupin ledhatojnë,
buzëputhja jonë hyjnore
dhe tingujt xhelozojë!

Hapat të sigurta
nën tinguj dashurie,
pas një rrotullimi
ecim në rrugë mrekullie!

Dhe pa këtij vallzimi
ndjehem plot siguri,
dy trupa të ngrohtë
krijojnë simfoninë magji!

Ky vallzim përjetësie,
s`besoj të ketë mbarim,
dy zemra të magjepsura
vallzojnë në amshim!

Zot sa i kuptuam,
kush i kuptoi si mua,
përjetësisht do dashuroj,
di të thotë Të Dua!

TË DUA!

Pi dhe për vete, mos e zgjat,
hallet s`kanë të mbaruar,
mbushma!

Ta pi me fund
një zemër perëndie
e pavdekshme rreh
le të këndojë,
një këngë endacake
le të mbretërojë mbi ne,
pranverë që vdekje s`njeh.