>
LETERSISHQIP

Emigranti

Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.

Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.

Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri.