>
LETERSISHQIP

Shira Të Çmendur

E kush të tha
që çmenduritë,
për të paligjshmen
botë krijohen,
për atë, që asnjërës
gjuhë si përket,
e mes të nxirash re jeton,
heshtet,
edhe kur flet...

E kush të tha
të mbyllurat valixhe
me vete t´i marrësh,
ashtu si unë...
sa drynë-humbur
paska kjo botë,
që çmendur s´janë,
por jetën,
quajnë punë...

Ndaj mos më thuaj
që s´të pëlqen,
dhe ty si unë
e çmendura botë,
të heshturit rrufekrisur
le të jemi,
shirave përmbytës fjetur,
që dëshmitarë
çmendurie i kemi...