>
LETERSISHQIP

Në Stolin E Vjeshtës

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar,
Gjithçka përreth të ndihet zhveshur,
Aty do jem, s´të kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtë,
Aty-këtu me gërma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem më, për ti përmendur.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
Kur vera tradhëtisht është fshehur,
Me stolin tonë do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur..