TEKSTESHQIP

Alma Velaj & Ardjan Jaku
Merr Ate Qe Ta Don Zemra
Lyrics

Mori Shkoder o sa te du
Me asgje ty nuk te ndrroj
Nuk lashe vajza pa shikju
O se dashnia m'perveloi x2

Ba me marre vajzen shkodrane
Ke ma te madhen pasuri
E gezon baben e gezon nanen
O jane te mira e jane per shpi x2

Ne ane te malit rrugen morra
O fatin tem tuj e kerku
O ne Oblike kur u ndalova
Pashe nje vajze qe ish per mu x2

Vajza te bukra kur shikon
Te rreh zemra per dashni
Ba me gjete ate qe kerkon
O ke me marr nuse per shpi x2

...

Kur u ktheva ne Zadrime
Prej n'Blinisht Juban Bushat
Pashe nje vajze si kanarine
O lumi une ba me pase fat

Bregut t'Bunes tuj kalu
Neper Dajç Shirq e Mushan
O ne Berdice kur jam afru
O nji vajze me ka mbet pishman

Neper fusha kane rrit shtatin
Me uje te Bunes jam fresku
Ishalla ke me pase fatin
O dashurine me ta dhuru

Me gjet fatin s'asht e lehte
Prej dashnise o te lot mendja
Me gjete dashnine e vertete
O merr ate qe ta don zemra

Me gjete dashnine e vertete
O merr ate qe ta don zemra